Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se sot në Bruksel zhvilloi një takim me Geert Jan Kopman, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian.
Në një postim në Facebook, ai tha se palët diskutuan perspektivën evropiane të Maqedonisë, ecurinë e reformave dhe hapat vijues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Të lidhura
None found
“Angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është i qartë dhe i pakontestueshëm. Maqedonia meriton të ardhme evropiane, të mbështetur në marrëdhënie parimore, respekt, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe zbatimin e vazhdueshëm të reformave në shërbim të qytetarëve.”
Mickoski shkroi se puna e përkushtuar do të vijojë, krahas përmbushjes së agjendës së reformave, ndjekjes së politikave të përgjegjshme dhe realizimit të vizionit për një Maqedoni evropiane, të qëndrueshme e të begatë.







