Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, reagoi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar tregtinë e energjisë elektrike me kompanitë serbe. Vendimi u mor pasi Serbia bllokoi linjat ndërkufitare.
Kraki vuri në pikëpyetje përfitimet e tregtisë së deritanishme të energjisë, duke thënë se Kosova kishte blerë rrymë nga Serbia, por prapëseprapë kishte mbetur pa energji elektrike.
Të lidhura
None found
Ai kërkoi që vendimet dhe pasojat në sektorin energjetik të shoqërohen me përgjegjësi morale.
Në reagimin e tij, Kraki e përshkroi situatën si dy dështime dhe dy gabime. Ai pyeti nëse kishte ardhur koha që politika në Kosovë të përvetësonte konceptin e përgjegjësisë morale.
Sipas tij, nuk është e pranueshme që, pavarësisht çfarë ndodh në vend, të mos ketë fajtorë apo përgjegjës.





