Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se është takuar me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Në një postim, Rama shprehu mirënjohjen e Kosovës për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.
Të lidhura
None found
Ai vuri në dukje se miqësia mes Kosovës dhe Gjermanisë duhet të forcohet më tej, ndërsa bashkëpunimin institucional e cilësoi si një mënyrë kryesore për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kosova është mirënjohëse për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë tonë. Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, shkroi Rama.







