E ironizoi për fushatën me sheshin bosh, Rama i përgjigjet Sali Berishës

Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-Kryeministrit Berisha që e ka cilësuar hapjen e fushatës së socialistëve “si plakat e marsit”, ndërsa atë të PD, si një vullkan.

“Nuk e ndoqa unë pjesëmarrjen, ishte në takim ky? Apo e ruajti ndenjësen e vet dhe nuk vajti atje? Sepse ai e di shumë mirë sepse vajtja atje në ato kushte, është e rrezikshme.

Ky vajti atje apo vullkanin ja la atyre që vajtën dhe kush të digjet le të digjet në atë vullkan?

Këto lloj grumbullimesh siç tregoi edhe dinamika në SHBA janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve”, tha Rama.


Shtuar 25.03.2021 21:42