Rimac mbyll para afatit të planifikuar prodhimin e Nevera-s elektrike

Prodhimi i hiperautomjetit elektrik Nevera nga kompania kroate Rimac do të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Aktualisht po ndërtohen dhjetë njësitë e fundit të variantit Nevera R, të cilat pritet t’u dorëzohen blerësve deri në fund të këtij viti.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv, Mate Rimac, njoftoi përmes një videoje në Instagram se, që prej nisjes së dorëzimeve në vitin 2022, janë prodhuar gjithsej 71 automjete Nevera: 51 të versionit standard dhe 20 Nevera R.

Të lidhura

None found

Plani i shpallur në vitin 2018, kur u paraqit koncepti që më pas u bë Nevera, parashikonte 150 njësi. Pavarësisht përfundimit të prodhimit përpara arritjes së këtij numri, Rimac u shpreh i kënaqur me rezultatet.

Sipas tij, Nevera është hiperautomjeti elektrik më i shitur në botë. Suksesi i saj ka luajtur rol vendimtar për projektet e tjera të kompanisë, transmeton Telegrafi.

Rimac tha se pa Neveran nuk do të ekzistonin sot as Tourbillon, as fabrika e kompanisë. Ai u shpreh se automjeti e ka përmbushur misionin e vet dhe se, për shkak të veçantisë së tij, do të zërë një vend në histori. Rimac falënderoi edhe pronarët që janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi.

Nevera u shfaq fillimisht në vitin 2018 si koncepti C Two. Katër motorët e saj elektrikë prodhonin së bashku 1.914 kuaj-fuqi, ndërsa versioni përfundimtar për prodhim u prezantua në vitin 2021.

Automjeti arrin 100 kilometra në orë për 1,85 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 258 miljesh në orë. Distancën prej një çerek miljeje e përshkon për 9,1 sekonda.

Nevera R është varianti më i fuqishëm, me 2.107 kuajfuqi. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë zgjat 1,74 sekonda; shpejtësinë 200 km/orë e arrin për 4,38 sekonda dhe atë 300 km/orë për 8,66 sekonda. Për një çerek miljeje i duhen 8,23 sekonda.

Veprimtaria e Rimac Group është shtrirë edhe përtej hiperautomjeteve. Njësia Rimac Technology zhvillon dhe furnizon komponentë të avancuar për automjetet elektrike.

Grupi ka gjithashtu një pjesëmarrje të rëndësishme në Bugatti Rimac, ndërmarrjen e përbashkët të themeluar në vitin 2021. Një prej produkteve të këtij bashkëpunimi është Bugatti Tourbillon, hiperautomjeti hibrid me tre motorë elektrikë dhe një motor V16 atmosferik 8.3 litra, që së bashku japin 1.800 kuaj-fuqi.

Ndër projektet e tjera është Verne, një robotaksi autonom i ngjashëm në koncept me Cybercab-in e Tesla-s, si edhe shërbimi i transportit me porosi. Rimac e prezantoi Verne-n në vitin 2024, ndërsa operimet nisën në fillim të këtij viti.


Shtuar më 12.11.2026 20:55

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet