Shtyhet për 24 nëntor seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt

Shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj, është shtyrë për 24 nëntor, në orën 13:00. Shtyrja u bë me kërkesë të Besnik Berishës, avokatit të familjes së viktimës, ndaj Sylaj nuk u deklarua për fajësinë.

Sylaj u soll të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga njësia speciale FIT e Policisë së Kosovës. Pas shtyrjes së seancës, ai u largua nga gjykata nën përcjellje policore, pa u shprehur për akuzën.

Të lidhura

None found

Aktakuza ndaj tij u ngrit më 23 tetor, dy ditë përpara vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor. Ajo mbërriti në Gjykatën Themelore në Pejë më 26 tetor, një ditë pas vdekjes së saj.

Sipas akuzës, Jeton Sylaj e kishte kanosur ish-bashkëshorten, përfshirë kërcënime me jetë. Për vrasjen e Arlinda Zekajt dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Lidhur me trajtimin e mëparshëm të rastit, kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, tha se nuk ka nisur procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, i cili ishte marrë më herët me rastin e viktimës. Haxhijaj shpjegoi se nuk janë konstatuar gjetje që do ta arsyetonin hapjen e një procedure të tillë.

I pyetur sërish për përgjegjësi të mundshme disiplinore, Haxhijaj përsëriti se, sipas tij, nuk ka pasur lëshime dhe se për këtë arsye nuk është iniciuar procedurë.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë në shqyrtim dosjen për dyshimet mbi mosveprime dhe neglizhencë të mundshme nga zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë gjatë trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt. Vendimi i kryetarit të gjykatës për të mos nisur procedurë disiplinore është i ndarë nga shqyrtimi i dosjes në Prokurorinë Speciale.


Shtuar më 12.11.2026 16:37

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet