Federata Shqiptare e Futbollit u kërkon tifozëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur sigurojnë biletat për ndeshjen.

Të lidhura
None found
Sipas FSHF-së, biletat nuk duhen blerë nga persona të paautorizuar apo burime të dyshimta. Federata paralajmëron se një biletë mund të dublikohet e të shitet disa herë, çka mund të sjellë probleme gjatë hyrjes në stadium.
Tifozët këshillohen ta planifikojnë mbërritjen dhe të paraqiten pranë stadiumit në kohë, për të shmangur radhët dhe vonesat.
Policia e Shtetit do të shtojë kontrollet në hyrje për arsye sigurie. FSHF kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve, si dhe zbatimin e udhëzimeve të personelit të sigurisë.
Federata i fton të gjithë të sillen me përgjegjshmëri, që hyrja në stadium dhe zhvillimi i ndeshjes të kalojnë sa më mirë.
FSHF falënderon tifozët për mirëkuptimin dhe mbështetjen: të gjithë së bashku në krah të Kombëtares!





