Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Trupin e S.Y. e zbuluan fqinjët, të cilët më pas lajmëruan policinë. Dyshimet paraprake janë se ai është vetëvarur.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të para, 40-vjeçari jetonte i vetëm dhe kishte vështirësi ekonomike. Megjithatë, shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk janë përcaktuar.
Policia po heton për të sqaruar plotësisht rastin. Trupi është dërguar në morg, ku do të kryhet ekspertiza mjekoligjore.







