Malo Gusto po mendon të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së janarit, pasi ka humbur statusin e titullarit dhe ka marrë gjithnjë e më pak hapësirë te londinezët.
Mbrojtësi 23-vjeçar nuk e ka nisur si titullar asnjë ndeshje të Ligës Premier prej më shumë se dy muajsh. Ndërkohë, Josh Acheampong po fiton besimin e stafit teknik si mbrojtës i djathtë, edhe pse Reece James mungon për shkak të një lëndimi.
Të lidhura
None found
Klubi londinez ishte i gatshëm ta shiste Guston edhe në afatin kalimtar të verës, kur vlera e kartonit të tij u përcaktua në rreth 85 milionë euro.
Manchester City, që tani drejtohet nga ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ishte ndër klubet që shfaqën interes. Megjithatë, nuk dihet nëse kampionët e Anglisë e kanë ende francezin në listën e objektivave.
Gusto u transferua te Chelsea nga Lyoni në vitin 2023 për 26.3 milionë euro dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2030. Së fundmi, ai zhvilloi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e skuadrës angleze.
Humbja e vendit në formacion mund ta bëjë mbrojtësin të shqyrtojë ofertat që mund t’i vijnë. Largimi në janar mbetet një mundësi nëse gjendja e tij në ekip nuk përmirësohet.







