Publikohen imazhet e “paletave” me euro! Dhoma e mbushur plot me para, zbulohet jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Dubai është kthyer në një nga destinacionet ku kanë gjetur strehë disa prej personazheve më të njohur të krimit të organizuar shqiptar.

Makinat luksoze, orët me vlerë dhjetëra mijëra euro dhe apartamentet miliona euro janë pjesë e jetës që këta individë ekspozojnë hapur në rrjetet sociale, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim nga drejtësia.

Të lidhura

None found

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” në News24, ka publikuar pamje dhe detaje mbi jetën luksoze të Hajdar Çopjas, 42-vjeçarit nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një organizatë të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Çopja, i njohur edhe me identitetet Hajdar Bako, Hysa apo Dari i Elbasanit, dyshohet se prej vitesh jeton në Dubai, ku ekspozon pasurinë e tij përmes automjeteve luksoze, orëve të shtrenjta dhe apartamenteve në zonat më elitare të qytetit.

Sipas dokumentarit, Dubai është kthyer në një strehë për dhjetëra persona të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Deri në vitin 2024, mendohet se rreth 25 shtetas shqiptarë kërkoheshin nga drejtësia shqiptare, ndërsa mbi 100 të tjerë konsideroheshin individë të lidhur me aktivitete kriminale.

Në qendër të investigimit janë edhe vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, të cilët dyshohet se kanë drejtuar aktivitetin e trafikut ndërkombëtar të kokainës, por edhe janë përfshirë në konflikte të përgjakshme dhe vrasje me pagesë në Evropë dhe Shqipëri.

Franc Çopja, u ekstradua nga Dubai drejt Belgjikës në dhjetor të vitit 2023, ndërsa në janar të vitit 2026 u dënua me 25 vite burg për porositjen e vrasjes së Ardit Spahiut në Bruksel.

Ndërkohë, Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, u dënuan me burgim të përjetshëm.

Dokumentari ndalet edhe te konflikti i përgjakshëm mes familjeve Çopja dhe Alibej, që dyshohet se nisi nga përplasjet për pazaret e drogës dhe u përshkallëzua në një seri atentatesh dhe vrasjesh në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Evropës.

Një prej dëshmive të paraqitura është ajo e Erion Alibej përpara hetuesve belgë, ku ai flet për pasuritë dhe investimet e vëllezërve Çopja në Dubai.

Sipas dëshmisë së tij, ata dyshohet se kishin investuar rreth 20 milionë euro për blerjen e një apartamenti në zonën luksoze të Palmës, si dhe prona të tjera në qytet.

 


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet