Mbrëmjen e sotme u hap zyrtarisht fushata zgjedhore nga dy partitë e mëdha politike PD dhe PS.
Gjatë fjalimit të tij, kryedemokrati Basha foli për qeverisjen e Ramës dhe atë që ai premton të bëjë nëse shqiptarët i besojnë një mandate qeverisës.
Pas mbylljes së fjalës, ka reaguar Kreshnik Spahiu, i cili e ka thumbuar keq Bashën në lidhje me programin por jo vetëm.
Reagimi i Spahiut:
Dëgjova 1 orë fjalimin e Kryetarit opozitës:
Asnjë fjalë për Pandeminë dhe asnjë tëremetin.
Në fund thashë: Epo i falet se hera parë që flet pa letër në jetën e tij, dhe ka harruar nga emocionet.
Por qenkam gabu: Ai kishte vendos dy “Prometra” si Biden me lexu. S’ka faj plak në moshë të thyer. Ngatrrohet shpesh.