Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Një qytetar, i pranishëm mes turmës së protestuesve ka nisur të bërtasë “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shkaktuar reagimin e disa militantëve demokratë, të cilët ndërhynë dhe e larguan atë nga turma.
Në momentin e incidentit ka ndërhyrë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kelvis Balliu, i cili u përpoq të qetësonte situatën.
Të lidhura
None found
Pas ngjarjes, Balliu e cilësoi qytetarin si provokator të qeverisë, duke pretenduar se ishte sjellë në protestë për të provokuar dhe fyer pjesëmarrësit.
“Një provokator i qeverisë, i sjellin këtu për të sharë me fjalë të ndyra qytetarët që dalin në protestë”, deklaroi deputeti i PD-së.








