Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të kryejë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e thyer, pas rekomandimit të mjekëve në Spitalin Memorial të Fierit.
Sipas informacioneve, gjatë një ekzaminimi të zhvilluar ditën e sotme, mjekët kanë vlerësuar se fraktura në këmbën e Veliajt kërkon një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.
Të lidhura
None found
Shqetësimet për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut janë ngritur prej ditësh nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Ky i fundit, ka deklaruar më herët se prej afro dy javësh ishte kërkuar zyrtarisht kryerja e ekzaminimeve mjekësore për të kontrolluar ecurinë e rikuperimit të frakturës, por ato nuk ishin realizuar.
Veliaj aktualisht qëndron në ambientet spitalore të burgut të Fierit, pas transferimit disa ditë më parë nga burgu i Durrësit.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka lëvizur me ndihmën e patericave dhe ka përdorur medikamente qetësuese për të përballuar dhimbjet.







