“Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri.”
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, presidenti Ilir Meta u shpreh se në parlamentin e ardhshëm do të mbajë një seancë të mbyllur me parlamentin e ardhshëm.
Deklarata e Metës:
Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj politikisht në emër të shqiptarëve. Edhe në parlamentin e ardhshëm do të bëj një seancë me dyer të mbyllura.
Pavarësisht se Rama ka gjithë pushtet, ai punon natë e ditë për t’ia ngushtuar hapësirat opozitës.
Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri.
Çfarë interesi kishte Rama dhe pse nuk erdhi në dialog për zgjedhjet vendore. As opozitën nuk e përkraha për dy palë zgjedhje. Sepse Rama i ka shtyrë zgjedhjet në vitin 2007 me Olldashi.
E tha edhe Bundestagu se pa opozitën në zgjedhje nuk çelen negociatat, pse nuk vjen kur të thërret presidenti. Edhe të shkuarit në zgjedhje pa opozitën ishte nga frika.