Sllaveski: ALTA Banka zgjeron në 15 mijë denarë limitin javor, fondet e klientëve janë të sigurta

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, bëri të ditur se nga java e ardhshme limiti javor për tërheqjet cash dhe pagesat me karta në ALTA Banka do të kalojë nga 10,000 në 15,000 denarë.

Masë e posaçme është parashikuar edhe për pagat, pensionet dhe transfertat sociale që do të depozitohen nga institucione apo kompani, llogaritë e të cilave ndodhen në banka të tjera.

Të lidhura

None found

Sipas Sllaveskit, klientët do t’i marrin këto para në tërësi dhe pa kufizim të shumës.

Për këtë nuk do të jetë e nevojshme hapja e një llogarie në një bankë tjetër, pasi fondet mund të përdoren përmes kartës ekzistuese ose të tërhiqen në sportel.

Që nga e hëna, 9 nëntor, sportele të reja do të funksionojnë edhe në Tetovë dhe Strumicë. Klientët që nuk kanë karta pagese do të mund të tërheqin deri në 20,000 denarë, duke shmangur udhëtimin drejt Manastirit. Ky shërbim do të jetë i vlefshëm edhe për banorët e vendbanimeve përreth.

Ndërkohë, për përfituesit në Prilep, Resnjë dhe Ohër, Banka Popullore ka njoftuar organizimin e transportit me autobus drejt degës së Manastirit, ku mund të tërheqin pensionet dhe ndihmën sociale. Sllaveski theksoi sërish se banka ka likuiditet dhe kapital të mjaftueshëm.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş