Një lëvizje e papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale të dy këngëtarëve të njohur, Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit. Dy artistët, të cilët ndër vite kanë dëshmuar një raport të mirë miqësor dhe profesional, nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.
Një lëvizje ka ngritur pikëpyetje lidhur me raportin aktual mes tyre. Burime të Prive bëjnë të ditur se ka qenë Dafina ajo që ka ndërmarrë hapin e parë, duke hequr Yllin nga lista e personave që ndjek në Instagram. Ndërkohë, aktualisht asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin.
Të lidhura
None found
Kjo situatë ka marrë vëmendje të veçantë, sidomos pasi ata kanë pasur bashkëpunime të suksesshme dhe raporte të mira ndër vite, si dhe kanë sjellë tre projekte muzikore së bashku. Megjithatë, deri më tani, as Dafina dhe as Ylli nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këtë zhvillim.








