Presidenca sulmon ashpër qeverinë Rama dhe paralajmëron: Nëser do të publikojmë emrat!

Presidenca me anë të zëdhënësit të saj, Tedi Blushi ka reaguar ashpër në lidhje me ndryshimet e miratuara sot për Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi shkruan se nuk kishte asnjë surprizë, duke e cilësuar “Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave”.

“Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.”

Blushi paralajmëron se nesër do të publikohen emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.

Postimi i plotë:

Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën. Ka vetem një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.

Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar. Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.

Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.

Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.

Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar. Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt. Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.

Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.

Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare. Numërimi mbrapsht sapo filloi. JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË! /albeu.com/


Shtuar 5.10.2020 16:42