Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaret dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Në takim u diskutua puna që e pret Kuvendin, përparësitë e tij dhe mënyra si do të organizohen seancat parlamentare gjatë muajve të ardhshëm.
Haxhiu shkroi se biseda ishte e hapur dhe konstruktive. Ajo theksoi se grupet parlamentare kanë bindje e qëndrime të ndryshme, çka është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Sipas saj, për çështjet me interes të përbashkët nevojitet koordinim i plotë, respektim i dallimeve dhe gjetje e një gjuhe të përbashkët kudo që ka mundësi për bashkëpunim.
Të lidhura
None found
Ajo shtoi se qytetarët kërkojnë përgjegjësi e përkushtim, si edhe vendime që trajtojnë nevojat dhe shqetësimet e tyre e u japin përgjigje konkrete pritjeve që kanë.







