Paris Saint Germaini ka siguruar dy blerje në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Kampionët e Francës në formë huazimi kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin italian, Moise Kean.
Po ashtu, PSG-ja ka forcuar mesfushën edhe me yllin e Portos, Danilo Pereira.
Keani pritet të zëvëndësojë Choupo Motingun, që pritet të largohet sot, ndërsa Pereira pritet të vijë si alternativë e Draxlerit, që po ashtu është duke diskutuar largimin nga skuadra.