Del nga burgu shoferi i Fjolla Morinës dhe biznesmenin Syla

Gjykata e Kukësit ka lënë të lirë Fisnik Sylën dhe Fitim Mujin, pasi u kapën bashkë me këngëtaren Fjolla Morina me dy armë në makinë.

Më herët Gjykata ka lënë në masën e arrestit të shtëpisë këngëtaren, për shkak se duhej të kujdesej për fëmijët e saj të mitur, që i ka nga dy martesa të ndryshme.

Vetë Morina kishte dashur që shoferi i saj dhe biznesmeni Syla të mbeteshin jashtë kësaj ngjarje, duke thënë se pistoleta ishte e saj, dhe e kishte prej kohësh të harruar në çantë.

Kujtojmë se këngëtarja tashmë është duke qendruar në masën e arrestit të shtëpisë në Kukës, në pritje të rivlerësimit të masës së sigurisë ndaj saj.


Shtuar 5.10.2020 07:27