Në kuadër të përpjekjeve për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka dërguar letra personale për presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas raportimeve, letrat janë shkruar nga vetë Melania Trump. Ato iu dhanë delegacioneve ruse dhe ukrainase pas një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, kushtuar armëpushimit në Oleshky.
Të lidhura
None found
Përfaqësuesit e të dyja palëve i morën mesazhet për t’ua përcjellë udhëheqësve të shteteve të tyre.
Gjestin e saj e shoqëron vëmendja ndërkombëtare ndaj përpjekjeve diplomatike për përfundimin e luftës në Ukrainë. Përmbajtja e letrave nuk është bërë publike.








