Meta tha se vendi po zhytet në një juntë grusht shteti, Rama: Ti je borxhliu më i madh i shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta lidhur me demokracinë në vend, i cili tha se vendi po zhytet në një untë grusht shteti.

Sipas Ramës, Meta është zhveshur nga roli i Presidentit dhe është zhytur në fushatë politike. Rama shtoi se vetë ai është borxhliu më i madh ndaj shqiptarëve, pasi i ka provuar të gjitha shkallët e pushteteve.

“Më vjen shumë keq por është fakt Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i Presidentit dhe njëherë tjetër dhe është zhytur në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi shpk-në e Monikës dhe tribusë së tij.

Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill përveç përshkallëzimit të një retorike që na turpëron ne të gjithëve si qytetarët të këtij vendi që vjen nga goja e presidentit tonë por që nuk duhet të çudisë askënd sepse Ilir Meta është kryetar i shtabit elektoral të opozitës që përdor për këtë zyrën e Presidentit të Republikës”, deklaroi Rama.

“Meta është borxhliu më i madh i Shqipërisë, pasi ka qenë në të gjitha pushtetet. Ça do më shumë ky njeri që mendon si të nxisë ndasi“, tha më tej kreu i qeverisë.

Sipas Ramës zgjedhjet e ardhshme do të fitohen nga ana e socialistëve, dhe në rast se shqiptarët nuk e besojnë për një mandat të tretë në krye të qeverisë, ai do të largohej nga politika, me shumë mirënjohje për këto vite që ka qenë në krye të punëve të vendit.


Shtuar 4.10.2020 10:32