SPAK ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të akuzuar se siguruan kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për Dukën dhe 6 vite për Bardhin.
Sipas akuzës, gjatë periudhës qershor-shtator 2020, të dy vepruan së bashku me persona të tjerë për të përgatitur atentatet. Veprimet e tyre, sipas SPAK, u kryen në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga Duka.
Të lidhura
None found
Ky proces është një pjesë e dosjes së njohur si “Revanshi”. Hetimet u bazuan në mijëra komunikime të zbardhura nga aplikacioni i enkriptuar Sky ECC, të cilat nxorën në pah plane dhe episode të përplasjes mes grupeve kriminale.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që nga gushti i vitit 2022. Erigers Mihasi u vra në një atentat në Tiranë.
Leonard Duka është dënuar më parë me 30 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si një nga njerëzit e afërt të Ervis Martinajt. Ai u shpall fajtor si organizator i ekzekutimit të Malkos, që ndodhi në gusht të vitit 2019.








