Donika Gërvalla në Budvë për takimin ministror të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mbi drejtësinë

E ftuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të Bashkimit Evropian, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka mbërritur në Budvë të Malit të Zi. Ajo do të marrë pjesë sot dhe nesër në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

Forumi bashkon ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme nga vendet e BE-së dhe Ballkani Perëndimor, me synimin për të thelluar bashkëpunimin dhe për të trajtuar sfida të përbashkëta.

Të lidhura

None found

Gjatë sesionit kushtuar drejtësisë, në qendër të bisedimeve do të jenë kontributi i gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i proceseve zgjedhore të lira, gjithëpërfshirëse e transparente.

Diskutimet do të trajtojnë gjithashtu mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht sigurinë e fëmijëve viktima të veprave penale dhe ndëshkimin ligjor të çdo forme të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve.


Shtuar më 5.11.2026 15:22

güvenilir bahis siteleri