Denoncimi live: Pas 30 vitesh në Tiranë, Preç Zogajn e transferojnë për votime në Lezhë

Analisti Preç Zogaj ka denoncuar se është transferuar nga Tirana, në Lezhë.

Në emisionin “Java” në RTSH, Zogaj thotë se është i vetmi nga familja që është transferuar në Lezhë, ndërsa thekson se prej rreth 30 vitesh voton në Tiranë.

“Është bërë një lëmsh i madh me këtë çështjen e listave zgjedhore. Madje sot, im bir duke kërkuar për të regjistruar një patentë ka konstatuar se babain e tij e kanë transferuar në Lezhë.

Unë vërtetë jam nga Lezha, por ka 25-30 vjet që votoj në Tiranë dhe nuk jam informuar. Çfarë ndodh me këto lista?” deklaroi Zogaj.


Shtuar 3.10.2020 16:23