Artan Hoxha nga parcela e kanabisit me zë dhe figurë: Po thyhet bredhi nga poçet!

Për ta bërë situatën më të besueshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar video nga parcela me kanabis që ka vizituar në veri të vendit.

Vetëm pak pasi postoi fotografitë, Hoxha e ka dokumentuar me zë dhe figurë duke ironizuar qeverinë dhe ndërtimet e shtrenjta luksoze që ngrihen dita ditës në kryeqytet.

Postimi i Plotë

Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video…
Si gjithnje, me zë dhe figurë🤪
Edhe pse një jelek antiplumb nuk është kurrë i tepërt…😜
Ky është pylli i vërtetë orbital i Green Albania, që pasi të korret, do të mbjellë “beton orbital” nê kryeqytetin e Lali Erit…
Plot mor plot, u thye “bredhi” nga boçet, aq I mbarë është prodhimi…
Dhe pastaj thoni, pse në Shqiperinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake, industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet…


Shtuar 3.10.2020 09:49