5 mrekullitë e vjeshtës që nuk duhet t’i ndani nga tavolina

Patëllxhan
Patëllxhanët janë ushqim për trurin, falë një përbërësi të quajtur nasunin, i cili mbron qelizat e trurit nga oksidimi. Përbërës të tjerë të gjendur tek patëllxhanët mbrojnë gjithashtu nga kanceri, sëmundjet virale dhe ulin nivelet e kolesterolit.

Ja si t’i gatuani: I pritni patëllxhanët në feta të holla. I spërkasni me kripë dhe i lini për 10 minuta. Kulloni ujin. I vendosni patëllxhanët në një enë të sheshtë dhe i spërkasni me pak vaj ulliri. Lërini të skuqen për 15 minuta, duke i kthyer në të dyja anët. Më pas u hidhni erëza, piper të kuq, kungull të njomë të papërpunuar ose të gatuar në skarë. Në fund mbështillni çdo fetë të patëllxhanit dhe u vendosni nga një kunj dhëmbësh.

Kungull
Ushqimi i preferuar i stinës së vjeshtës. Kungulli ka përdorim të gjerë në kuzhinën tonë. Ai ka shumë vlera për trupin dhe përveç të tjerave, është edhe i shijshëm. Ai është burim i rëndësishëm i vitaminës A dhe beta-karotenit (i cili i jep ngjyrën portokalli). Kungulli përmban gjithashtu fibrat të cilat na sigurojnë funksionimin e duhur të aparatit tonë tretës, dhe vitamina të kompleksit B, të cilat kryejnë shumë reaksione kimike në metabolizmin tonë. Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.

Shegë
Shega cilësohet ndryshe si perla e vjeshtës. Ajo është një ndër ushqimet më të shëndetshme që mund të hani. Vlera superiore ushqyese duket qartë nga përmbajtja e saj e lartë në antioksidues, në veçanti polifenolët, anthokianinat, taninat dhe acidit elalgilik. Madje përmbajtja e polifenoleve në shegë është edhe më e madhe se ajo e verës të kuqe, çajit jeshil dhe boronicës. Përveç antioksiduesve, shega përmban sasi të larta të vitaminës C, karotenoide, selen, kalium dhe fibra. Ajo është sidomos e mirë për zemrën. Studime të ndryshme kanë treguar se shega mbron sistemin e qarkullimit të gjakut duke pakësuar formimin e yndyrës së dëmshme në arterie. Konsumimi i shpeshtë i saj është lidhur edhe me parandalimin e tumorit të prostatës dhe diabetit.

Këshillohet të konsumohet si: Sallata, së bashku me lakra me ngjyrë jeshile(ideale për gratë gjatë shtatzënisë). Ëmbëlsirë me fara (me qumësht bajame dhe qumësht të skremuar) – kanellë.

Boronica të kuqe
Boronica e kuqe është cilësuar si antibiotiku më i ri për infeksionet e traktit urinar. Konsumimi i një gote me lëng boronicash në ditë mund të ndihmojë gratë të mbajnë larg infeksionet e traktit urinar, ka zbuluar një studim i ri nga India. Antocianina, përbërësi përgjegjës për ngjyrën e kuqe, shërben gjithashtu si agjent antioksidues dhe anti-inflamator. Ajo mund të parandalojë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i gjirit, zorrës, mushkërisë dhe prostatës. Boronica e kuqe mund të konsumohet e freskët, si lëng, marmalatë ose e thatë.

Pras / Presh
Mund ta dini që hudhra dhe qepa mbajnë larg sëmundjet e zemrës për shkak të polifenolëve, që mbrojnë enët e gjakut nga dëmtimi oskidativ dhe parandalojnë arterosklerozën. Preshi është gjithashtu një ushqim shumë i shëndetshëm. Kjo perime është e pasur me vitaminën K, e cila parandalon formimin e kancerit dhe është e mirë kur bëhet fjalë për rritjen e ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës. Vitamina K është gjithashtu e mirë për forcimin e kockave.


Shtuar 2.10.2020 14:16