Dhunonte babain dhe e kërcënoi me jetë, arrestohet 34 vjeçari

Një 34-vjeçar ka rënë në duart e policisë së Vlorës mëngjesin e ditës së sotme pasi akuzohet për dhunë.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet V. K, 34 vjeç banues në fshatin Fitore, Vlorë, u arrestua pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) babain e tij.

Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shtuar 2.10.2020 07:55