Nuk justifikoi milionat, shkarkohet nga detyra kreu i SHÇBA-së për Beratin dhe Fierin

Drejtor i SHCBA në drejtorinë rajonale Berat-Fier, Arben Frashëri është shkarkuar nga detyra.

Trupa që kreu vlerësimin e Frashërit përbëhej nga Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti) dhe Alban Laska, të cilët konstatuan se Frashëri kishte probleme me pasurinë.

Kujtojmë se si për gjyqtarët dhe prokurorët rivlerësimi i punonjësve të Policisë kryhet në shtylla që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësia profesionale.


Shtuar 2.10.2020 07:38