I penduari në Elbasan i nxjerr të gjitha: Alibej dha 100 mijë euro për të ekzekutuar dy persona!

Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Euglen Halili, i cili ka deklaruar se Erjon Alibej ka paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij, Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në 20 dhe 30 korrik në qytetin e Elbasanit.

Kështu ka deklaruar Euglen Halili, bashkëpuntori i prokurorisë së Elbasanit i cili u ka treguar hetuesve se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpuntorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro, për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Regis Runaj, të dy personazhe që njihen në Elbasan, si shpërndarës dhe konsumatorë kokaine.

Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Elbasanit nuk ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë, një sasi të tillë eurosh por është e bindur se vrasja e dy të rinjve në Elbasan, është kryer nga vetë shokët e tyre, për qëllime përfitimi.


Shtuar 1.10.2020 16:26