Rama në Prokurori: Unë ndërtoj kryeqytetin, ndërsa ata mbikëqyrin ligjshmërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dha një deklaratë të shkurtër për mediat para se të hynte në Prokurorinë Speciale, ku pritet të intervistohet.

“Unë kam për detyrë ta ndërtoj kryeqytetin, ndërsa ata duhet të sigurohen që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin”, tha Rama.

Të lidhura

None found

I pyetur nëse do të paraqitet si i dyshuar apo dëshmitar, avokati i tij, Artan Qerkini, u përgjigj se statusi do të sqarohet gjatë intervistimit.

Sipas raportimeve, Rama do të intervistohet si i dyshuar lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Hetimet për projektin në Prishtinë lidhen me dyshime mbi procedurat e prokurimit publik, kontratën me vlerë 12 milionë euro, si dhe manipulimin e stafit dhe konfliktin e interesit.


Shtuar më 30.10.2026 13:59