Zero keqardhje për humbjen, në Durrës fitojmë”, Edlir Tetova sfidon Egnatian pas duelit në Rrogozhinë

Pas humbjes së Teutës ndaj Egnatias, Edlir Tetova përcolli një mesazh të qartë në studio, duke paralajmëruar rivalin për përballjen e ardhshme në Durrës. I pyetur se sa e kishte prekur disfata e mbrëmjes, trajneri i Teutës u përgjigj me bindje dhe pa hezitim.

Pjesë nga diskutimi:

Të lidhura

None found

– Nga 1 deri në 10, sa të dhembi kjo humbje?

– Zero, zero, do të marr zeron. Po flas sinqerisht. Kjo intervistë do të mbahet mend. Në ndeshjen në Durrës fiton Teuta. Nuk ndodh dy herë.

Këto fjalë tregojnë se Tetova nuk ndien keqardhje apo pendesë për disfatën ndaj ish-skuadrës së tij. Pavarësisht rezultatit, Teuta ka dëshmuar se është një ekip i fortë dhe se synon ta çojë deri në fund objektivin e rikthimit të titullit te skuadra durrsake pas 5 vitesh.

Ndërkohë, Egnatia do të shijojë përkohësisht qëndrimin në krye të renditjes. Ndeshjet e ardhshme do të sqarojnë se cila skuadër do të ketë të drejtë në pretendimet e saj.


Shtuar më 29.10.2026 23:19