Eksperti i transferimeve Matteo Moretto raporton se Real Madridi pritet të ushtrojë opsionin e riblerjes për Jacobo Ramonin, qendërmbrojtësin e Comos, me një kosto që nuk do t’i kalojë nëntë milionë eurot.
Falë paraqitjeve të tij me klubin italian, Ramoni është renditur mes mbrojtësve të rinj më premtues të Serie A.
Të lidhura
None found
Sipas “Transfermarkt”, vlera e lojtarit ka shkuar në 45 milionë euro. Për këtë arsye, rikthimi i tij për një shumë dukshëm më të vogël do të ishte një mundësi mjaft e leverdishme për klubin madrilen.
Kur Ramoni u largua nga Real Madridi, në marrëveshje u përfshi një klauzolë që i lejonte klubit spanjoll ta blinte sërish në të ardhmen. Raportimet e fundit bëjnë me dije se kjo e drejtë pritet të shfrytëzohet tani.
Madridi e konsideron Ramonin një investim me perspektivë dhe një alternativë për forcimin e mbrojtjes në sezonet që vijnë.
Në rast se transferimi mbyllet për më pak se nëntë milionë euro, Real Madridi do të rikthente një futbollist që aktualisht vlerësohet 45 milionë euro, duke përfituar nga klauzola e vendosur në momentin e largimit të tij nga klubi.




