Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se paga e 13-të për vitin 2026 pritet të ekzekutohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Murati sqaroi se kjo pagesë ishte parashikuar në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026 dhe se paga e 13-të është dhënë gjatë këtij viti.
Të lidhura
None found
Ai iu referua gjithashtu pritjeve të qytetarëve për shtesat, duke deklaruar se, në rast se miratohet rishikimi i buxhetit, pagesa do të llogaritet në mënyrë retroaktive për periudhën përkatëse të punës.
Sipas ministrit, paga e 13-të për vitin 2026 është përfshirë në buxhet dhe do të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Ai tha se pagesa e kryer këtë vit lidhet me mbulimin e hendekut të krijuar nga alokimi i parakohshëm, në përputhje me përcaktimet e Ligjit të Buxhetit të miratuar nga Kuvendi.
“Paga e 13-të ka qenë e paraparë në Ligjin e Buxhetit të këtij viti. Për vitin 2026 është përcaktuar që të paguhet në fillim të vitit. Ajo është e përfshirë në buxhet dhe është paguar sivjet. Kjo që po ndodh është mbulimi i hendekut nga alokimi i parakohshëm, ashtu siç është paraparë në Ligjin e Buxhetit nga ky Kuvend. Paga e 13-të për vitin e ardhshëm do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi Murati.
Sa u përket shtesave të pritshme, ai theksoi se qytetarët do t’i përfitojnë ato dhe se, nëse rishikimi i buxhetit kalon, do t’u paguhet në mënyrë retroaktive periudha e punës.




