Në Arabinë Saudite është zhvilluar ndeshja e dytë e kampionatit. Kështu ish-sulmuesi i Portos, Mousa Marega, arriti që të realizojë golin e parë ndaj Al Tawon.
Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-2, ndërsa goli i futbollistit francez erdhi pasi kërceu me kokë mbi të gjithë. Pasi topi përfundoi në rrjetë, nisi edhe festa e menjëhershme me shqiponjë.
Këtë herë ishte i njëjti festim siç e kemi parë edhe nga duart e lojtarëve shqiptarë. Vetë lojtari portugez tregon në rrjetet sociale se shqiponja i përket Shqipërisë dhe për më tepër që ka dedikim të veçantë: “Kjo ishte për ty Ari”.
Pour toi Ari, repose en paix ?????
— Moussa Marega (@marega91) August 20, 2021