Zbulohet sekreti, Kylie Jenner dhe Travis Scott po bëhen prindër për herë të dytë (FOTO LAJM)

Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë! 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott, konfirmojnë burime të sigurta ekskluzivisht për prestigjiozen “Page Six”.

Dyshja janë prindër të 3-vjeçares Stormi, ndërsa Jenner ka qenë gjithmonë e hapur dhe ka shprehur dëshirën për të pasur një vëlla ose motër për vogëlushen e tyre. Mesa duket dëshira iu plotësua dhe familja e tyre po zgjerohet!

Pas ulje ngritjeve në marrëdhënien e tyre, Kylie Jenner dhe Travis Scott në muajin qershor kanë zyrtarizuar ribashkimin.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Travis, pasi bëri një deklaratë super romantike për “gruan e tij” (ashtu siç ai e quan Kylie-n) para miliona ndjekësve.

Teksa ishte duke marrë një çmim në Parsons Benefit, Travis konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me Kylie Jenner. Në fund të fjalimit të tij ai përshëndeti publikisht partneren dhe vogëlushen e tyre, Stormi.

“Stormi, të dua dhe grua, të dua”, u shpreh Travis dhe kaq u desh që të pranonte hapur rikthimin me Kylie Jenner.

Ndërkohë Kylie Jenner fluturoi askohe drejt Neë York-ut për të mbështetur reperin, pasi ai u nderua me çmim në 72-vjetorin e Parson Benefit. Madje çifti ndanë në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre, të shkëputura nga tapeti i kuq i eventit.


Shtuar 21.08.2021 11:25