Shaip Kamberi e quan arritje historike: Shqiptarët synojnë mandatin e tretë në Kuvendin e Serbisë

Shqiptarët kanë siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe mbeten në garë për një të tretë, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve. Shaip Kamberi, prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, e cilësoi këtë rezultat si arritje historike.

Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.230 vota. Me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, vlera llogaritëse e tyre arrin në 36.761 vota.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Kamberi ia atribuoi rezultatin bashkimit politik, besimit të qytetarëve dhe përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz. Ai falënderoi qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, subjektet politike për bashkimin, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij, transmeton “Bota sot”.

Kamberi theksoi se bashkëpunimi në zgjedhje duhet të vazhdojë edhe në përfaqësim dhe në përpjekjet për të drejtat e shqiptarëve.


Shtuar më 25.10.2026 23:04