Përplasjet kanë rinisur para Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Në këtë situatë, forcat e Policisë së Shtetit kanë rifilluar shoqërimin e protestuesve.
Ndërhyrja e efektivëve të FNSH-së ka nxitur reagimin e qytetarëve të pranishëm, të cilët kanë tentuar të ndalojnë largimin e protestuesve nga ana e forcave të rendit.
Të lidhura
None found
Gjatë përplasjes, policia ka përdorur në mënyrë të gjerë spraj djegës për të zmbrapsur qytetarët që kundërshtonin ndërhyrjen e efektivëve.







