Në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, Forcat e Policisë së Shtetit ndërhynë në Tiranë për të shpërndarë protestuesit.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, tubimi po zhvillohej në mënyrë paqësore kur ndodhi ndërhyrja. Ajo shkaktoi tension mes pjesëmarrësve dhe efektivëve të policisë.
Të lidhura
None found
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u shfaq edhe autoboti i ujit, ndërsa efektivët larguan ekipet e xhirimit dhe u hodh gaz lotsjellës.
Protesta vijoi edhe këtë të diel, me studentë, të rinj dhe qytetarë që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë ditës pati edhe incidente të veçuara, ku u hodhën gurë drejt institucioneve dhe mjeteve të policisë.





