Erjon Vishkulli, 28 vjeç, ka udhëtuar drejt Romës pasi u plagos në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ndërsa pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka njoftuar se ndodhet në spitalin “San Carlo” të Romës dhe se do të kryejë një prej operacioneve që i përshkruan si të rralla.
Të lidhura
None found
Vishkulli ka bërë me dije se sapo ka mbërritur në spital dhe se do të hyjë në ndërhyrje, duke shprehur shpresën për një mrekulli. Mesazhin e tij e ka shoqëruar me simbole lutjeje dhe flamurin shqiptar.
Ai pësoi dëmtim në sy gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. Ngjarja ka ngjallur interesin e publikut, ndërsa protestues të shumtë kanë shprehur solidaritetin e tyre me të.





