Vllaznia po riorganizon plotësisht stafin teknik dhe ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Ergi Borshin, i cili ishte zëvendëstrajner i skuadrës shkodrane.
Lajmi u bë i ditur nga klubi në rrjetet sociale, ku Borshit iu shpreh mirënjohja për kontributin dhe iu urua mbarësi në vijim të karrierës si trajner. Pas largimit të Edi Martinit dhe emërimit të hungarezit Csaba Laszlo, ndryshimet në pankinën e Vllaznisë vazhdojnë. Edhe Borshi do të largohet, duke i lënë vend një cikli të ri.
Të lidhura
None found





