Pas momenteve të tensionuara dhe marshimit nga Ministria e Arsimit, situata pranë Kryeministrisë është qetësuar dukshëm.
Zjarri i ndezur te “karriget e dialogut” është shuar. Ndryshe nga një ditë më parë, këtë të diel nuk janë shënuar përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Të lidhura
None found
Një protestues u pa duke u dhënë lule efektivëve të policisë, të rreshtuar përpara Kryeministrisë. Forcat e sigurisë vijojnë të jenë në terren për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e tubimit.





