Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Serbisë 15% më e lartë se në vitin 2023

Deri në orën 13:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kishin votuar 41% e personave të regjistruar në listat zgjedhore.

Sipas OJQ-së CRTA, e cila ka vëzhgues në të gjitha qendrat e votimit, pjesëmarrja është 15% më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2023.

Të lidhura

None found

Që herët në mëngjes, jashtë qendrave të votimit janë krijuar radhë. CRTA ka raportuar parregullsi në 16% të qendrave, ku mbizotërojnë rastet e blerjes së votave.

Vëzhguesit e OSBE-së bënë të ditur se rekomandimet drejtuar qeverisë për procesin e votimit nuk janë zbatuar të gjitha plotësisht.

Votimi për zgjedhjet parlamentare përfundon në orën 20:00, ndërsa rezultatet e para treguese pritet të bëhen publike pas orës 22:00.


Shtuar më 25.10.2026 16:18