Gavi, mesfushori i Barcelonës, ka shprehur hapur qëndrimin e tij ndaj Real Madridit përpara El Clasicos, duke nënvizuar se nuk ka pëlqim për rivalët e përhershëm.
Ai tha se pezullimi i Vinicius Juniorit, i cili do të mungojë në ndeshjen në Camp Nou, nuk ndikon aspak në vullnetin e tij për të fituar.
Të lidhura
None found
“Nuk më shqetëson nëse Reali është më i dobët pa Viniciusin. Është Real Madridi dhe unë do të jap gjithçka, pavarësisht se cilët futbollistë zbresin në fushë”.
Mesfushori katalanas foli edhe për marrëdhëniet me lojtarët e skuadrës madrilene dhe për synimin që ka të gëzojë tifozët e Barcelonës me një fitore.
“Me disa prej tyre kam marrëdhënie më të mira, me të tjerë jo aq të mira, por në fushë nuk më pëlqen asnjëri. Dua vetëm t’ua sjell fitoren tifozëve, sepse e kanë merituar”.
Gavi tregoi gjithashtu se sa e vështirë është për të të qëndrojë jashtë lojës për shkak të dëmtimeve. Ai pranoi se e ka të papërballueshme t’i ndjekë ndeshjet nga tribuna.
“Kur jam i dëmtuar, vuaj shumë teksa shoh ndeshjet. Nuk e duroj dot t’i ndjek”, tha në fund mesfushori.
Ndeshja do të luhet në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00.




