Drita triumfon 0-3 ndaj Prishtinës dhe ngjitet në vendin e tretë

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës së Kosovës.

Ekipi gjilanas e kontrolloi takimin dhe siguroi tri pikët pas triumfit të pastër me rezultatin 0-3.

Të lidhura

None found

Avantazhin për Dritën e vendosi Blerim Krasniqi, i cili realizoi pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi.

Pas pushimit, mysafirët shtuan presionin dhe gjetën edhe golin e dytë me anë të Liridon Balajt, që përfitoi nga asistimi i Jasharit në minutën e 63-të.

Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 85-të nga Kemehlo Nguena. Ai shënoi me një goditje të fuqishme, ndaj së cilës portieri i Prishtinës mbeti i palëvizur.

Pas këtij triumfi, Drita renditet e treta me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e dytë me tri pikë më shumë.


Shtuar më 25.10.2026 14:54