Protestuesit nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinj dhe qytetarë të shumtë i bashkohen tubimit

Ditën e sotme, ka nisur grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Studentë, të rinj dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen në ambientet përpara ministrisë, duke iu bashkuar protestës studentore që vijon prej gati dy javësh në kryeqytet.

Të lidhura

None found

Siç shihet edhe nga pamjet, një numër i konsiderueshëm qytetarësh ndodhen në vendin e grumbullimit, ndërsa pjesëmarrës të tjerë vijojnë të mbërrijnë.

Protesta e sotme zhvillohet në një klimë tensionesh, pas përplasjeve të ditëve të mëparshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë, si dhe plagosjes së disa protestuesve.

Në qendër të revoltës mbetet kërkesa e studentëve dhe të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa paketa e re ligjore e paralajmëruar nga qeveria, që parashikon gjoba dhe masa më të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme, ka shtuar debatet.

Grumbullimi përpara Ministrisë së Arsimit po vijon, ndërsa pritet që protestues të tjerë t’i bashkohen tubimit gjatë momenteve ëve në vijim.