Aksident fatal në magjistralen Strumicë–Radovish, vdes 58-vjeçari

MPB-ja njoftoi se rreth orës 02:00 të sotme, pranë fshatit Radiçevë në Komunën e Vasilevës, ndodhi një aksident në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish. Në të u përfshinë një automjet “Pezho”, me targa të Radovishit, që drejtohej nga N.V. (19) nga fshati Zleovë, në rrethinën e Radovishit, dhe një automjet “Micubishi”, me targa të Strumicës, në timonin e të cilit ishte R.S. (58) nga fshati Dobrejcë, në rrethinën e Strumicës.

R.S. ndërroi jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Lëndime trupore pësoi edhe D.A. (36), bashkudhëtar në automjetin “Micubishi”, nga fshati Dabilë, në rrethinën e Strumicës.

Të lidhura

None found

Prokurori publik dhe një ekip i SPB Strumicë kryen ekspertizë në vendin e aksidentit. Gjatë kontrollit u konstatua se N.V. ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1,32 promilë të matur në gjak, dhe më pas u privua nga liria.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.


Shtuar më 25.10.2026 14:38