Formacionet zyrtare për sfidën Genoa–Venezia, e vlefshme për javën e 8-të të Serie A, janë bërë publike pak minuta para startit të takimit. Vendimi që ka tërhequr më shumë vëmendjen lidhet me zgjedhjen e trajnerit Daniele De Rossi.
Ish-legjenda e Romës dhe e Italisë, tashmë në krye të stolit të Genoa-s, e ka përfshirë Mario Mitajn në formacionin titullar.
Të lidhura
None found
Pas shtatë ndeshjesh pritje në kampionat, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të zhvillojë kështu debutimin e tij në Serie A. Megjithatë, De Rossi ka rezervuar një rol të veçantë për 23-vjeçarin nga Malësia e Madhe, duke e aktivizuar në pozicionin e mesfushorit të majtë.




