Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka hartuar një kërkesë për Presidenten e Kosovës, duke kërkuar që Bashkim Nurboja të mos emërohet me dekret si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Sipas Hotit, kërkesa mbështetet në arsyetime kushtetuese dhe ligjore dhe synon ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të BQK-së.
Të lidhura
None found
Ai u ka kërkuar deputetëve që ta nënshkruajnë dokumentin deri nesër në orën 11:00, në mënyrë që ai t’i dërgohet Presidentes.
Hoti ka theksuar se kjo çështje nuk lidhet me partitë, por me pavarësinë e BQK-së dhe respektimin e Kushtetutës.
“Për shkak të urgjencës së çështjes, kam përgatitur kërkesën për Presidenten e Republikës së Kosovës që z. Bashkim Nurboja të mos dekretohet si anëtar i Bordit të BQK-së”, ka shkruar ai.
Deputeti ka bërë të ditur se kërkesa përmban argumentet kushtetuese dhe ligjore të paraqitura në letrën drejtuar Presidentes, ndërsa qëllimi i saj është mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës.
“Ftoj deputetët ta nënshkruajnë kërkesën nesër deri në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes. Kjo nuk është çështje partie. Është çështje e pavarësisë së BQK-së dhe respektimit të Kushtetutës”, ka deklaruar Hoti.





