Në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen sot në Serbi, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka votuar.
Pas votimit, ai u ka apeluar qytetarëve që të marrin pjesë në proces dhe ta përdorin të drejtën e tyre për të votuar sa më masivisht.
Të lidhura
None found
Partia Demokratike, e cila udhëhiqet nga Arifi, është pjesë e subjekteve politike shqiptare që kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për garë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare serbe.
Synimi i koalicionit shqiptar është përfaqësimi i interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.





